Rostushë, ndihma e shpejtë nuk pati 10 litra karburant për të shpëtuar të sëmurin

Disa banorë të Rostushes dhe rrethinës sot ps dite kanë protestuar para Shtëpisë së Shëndetit në komunë, pas nuk u lejua që vetura e ndihmës së shpejt të dërgohet tek i sëmuri me arsyetimin se nuk ka pasur karburant.

Për shkak të mungesës së veturës së ndihmës së shpejtë I sëmuri është dërguar tepër vonë në spitalin e Gostivarit ku edhe ka vdekur. Ai sot është varrosur ndërsa pas saj  miqtë, të afërmit si dhe qytetarë të tjerë kanë protestuar

“Na vdiq njeriu për shkak se vetura e ndihmës së shpejtë nuk kishte as 10 litra karburant për ta marrë të sëmurin, ndërsa ka karburant për të ndarë djathë nëpër shtëpitë e mjekëve dhe motrave medicinale”, thotë një banor i Rostushës.

Lajme të ngjashme

Back to top button