Ja si e komenton Korab Shaqiri suksesin e klipit të fundit

Pas publikimit të këngës ‘Nisu e shko’, këngëtari i njohur Korab Shaqiri ka zgjedhur që përmes Portalb të thotë disa fjalë për këtë këngë e cila deri më tani është klikuar më shumë se 150 mij herë në Youtube.

“Unë jam i kënaqur me projektin në përgjithësi. Jam i kënaqur me realizimin e këngës dhe gjithashtu me realizimin e video klipit të kësaj kënge. Rralle herë jam i kënaqur me atë se çka krijoj ose edhe interpretoj mirëpo me këtë projekt them se kam arritur diku tek më e mira”.

Sipas Korabit çdo projekt i ri muzikor është sfidë për atë si këngëtar.

“Kuptohet që çdo projekt i ri duhet të jetë diçka edhe qoftë ajo një sfidë për mua si këngëtarë por edhe si kompozitor. Shpresoj që çdo projekt i ri të arrijë edhe ta tejkaloj projektin e kaluar dhe e shoh që çdo ditë po piqemi në krijimet tona dhe gjithashtu në konceptin tonë mbi krijimin dhe interpretimin”, tha Korab Shaqiri për Portalb./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button