Pellegrini dhe City para ndarjes?

E ardhmja e Manuel Pellegrinit te Manchester City është në dyshim. Trajneri kilian rrezikon të shkarkohet nga posti i menaxherit pas humbjes nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, ish trajneri i Real Madridit dhe Malagas, pritet të shkarkohet nga detyra nëse nuk arrin ta kualifikoj skuadrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, nëse nuk shkarkohet tani, është e sigurt se kjo do të ndodh në fund të këtij sezoni. Kohëve të fundit është përfolur se strategu i Atletico Madridit, Diego Siemone, mund të jetë pasardhës i Pellegrinit.

Lajme të ngjashme

Back to top button