Shqipëri, mjekët në protestë: Duam vendim të formës së prerë!

Mjekët kanë dalë sërish sot në protestë, duke kërkuar një vendim të formës së prerë. Bluzat e bardha kanë bërë me dije se kanë fituar vetëm fazën e parë të betejës, por jo të gjithën. Ka qënë mjeku Tritan Kalo, ai i cili ka bërë thirrje për vijim të kesaj beteje.

“Korrupsioni nuk bëhet duke ndërruar ngjyrën e tabelës që shihni pas meje, nga blu në të kuqe.

Korrupsioni nuk vjen nga poshtë, por nga lartë-poshtë, e po kështu edhe luftohet. Nga poshtë-lart bëhen ndryshimet sociale dhe ne i përkasim shtresës së poshtme.

Duke thyer frikën, ne do të thyejmë hallkat që na pengojnë, për të arritur që të punojmë, në të cilat meritojmë të punojmë, e po ashtu edhe me pagat që meritojmë të paguhemi e jo të diskreditohemi në raport me kolegët tanë në Europë, të cilës duam ti bashkohemi”, tha më tej ai. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button