Mustafa: Kuvendi do të njoftohet me kohë për Gjykatë Speciale

Kryeministri Isa Mustafa u është përgjigjur sot të gjitha çështjeve që deputetët ngritën në seancën plenare.
Kryeministri Mustafa tha se lidhur me Gjykatën Speciale, Kuvendi do të informohet me kohë dhe se deputetët sapo të vijnë dokumentet, do t’i kenë në duart e tyre.

Ai tha se ekipi negocues për Gjykatën Speciale është duke punuar në ligjin e Gjykatës Speciale e cila kërkon ndryshime kushtetuese dhe për vet statutin e Gjykatës.

“Ne kemi një trup koordinues në të cilin është presidentja është kryetari i Kuvendit, unë si kryeministër dhe një ministër. Tani për tani po punohet për tekstin e ndryshimit të Kushtetutës, i cili do të vjen si propozim në Kuvend, dhe atë deputetët do ta kenë sepse s’mund të vendos askush përveç deputetëve”.

“Po punohet për ligjin e Gjykatës Speciale dhe për statutin e saj. Të gjitha këto dokumente ju do t’i keni”.
“Ne kemi kërkuar që përmes presidentes të zhvillohet kontakti edhe me partitë opozitare që ata të informohen para se ato dokumente të vijnë në Kuvend.

Në momentin kur ta marrin propozimin do e njoftojmë Kuvendin, sepse as ne si Qeveri s’e kemi marrë propozimin e këtyre dokumenteve. Unë vetëm kërkoj që ne të kemi një bashkëpunim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button