MASH: Në rrjedhë është konkursi për studime posdiplomike në SHBA

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton që në rrjedhë  është konkursi për pjesëmarrje në programin studentor Fulbright,  për viziting studentë – studiues dhe për studime master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitin akademik 2016 – 2017.

Kandidatë të për tu paraqitur në konkurs duhet të kenë  përfunduar arsimin e lartë ose të jenë të  regjistruar në studime postdiplomike.

Ata duhet të posedojnë njohuri të mjaftueshme nga gjuha angleze për të qenë në gjendje të studiojnë në SHBA, si dhe të jenë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ose të kenë leje për qëndrim të përhershëm në vend.

Informata më të hollësishme në lidhje me procesin e aplikimit dhe fazat e përzgjedhjes, janë në dispozicion në internet portalin e specializuar për bursa të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, www.stipendii.mon.gov.mk. Afati i fundit për aplikim është 31 maj 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button