Vetëvaret një 35 vjeçar në Pogradec

Për shkaqe ende të panjohura, një 35 vjeçar është vetëvarur në banesën e tij në Pogradec. Ai është gjetur nga familjarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar edhe uniformat blu.

35 vjeçari me inicialet E.K., është gjetur i varur në orët e para të ditës së sotme në banesën e tij.

Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:45 të ditës së sotme, në lagjen Nr 5., në Pogradec. Lidhur me këtë akt të rëndë, policia ka nisur punën hetimore për zbardhjen e shkaqeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button