NATO “shkurton” shpenzimet e mbrojtjes

Disa vende të NATO-s janë duke shkurtuar shpenzimet në mbrojtje, pavarësisht zotimeve të mëdha të Aleancës.

Në raportin e publikuar të enjtën Rrjeti i Lidershipit Evropian thotë se Britania, Bullgaria, Kanadaja, Gjermania, Hungaria dhe Italia do të ulin shpenzimet ushtarake më 2015.

“Pavarësisht agresionit rus në Ukrainë dhe retorikës së udhëheqësve të NATO-s se ky është ndryshim i lojës në sigurinë e Evropës, të gjitha provat sugjerojnë vazhdimësinë e biznesit si zakonisht”, ka thënë Ian Kearsn, drejtor i Rrjetit të Lidershipit Evropian dhe bashkautor i raportit.

E në muajin shtator, liderët e NATO-s janë zotuar se do të ndalojnë trendin e shkurtimit të buxheteve të mbrojtjes.

Raporti po ashtu thekson se gjashtë vende anëtare Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia dhe Rumania do të rrisin shpenzimet më 2015, por nuk do të arrijnë objektivin e fundit prej 2% të Bruto Prodhimit të Brendshëm, për të cilin është rënë dakord në samitin e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button