Gjashtë aksidente për 24 orë në Shkup

­ Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjtihsej gjashtë aksidente trafiku. Nga ato, pesë janë me pasojë dëme materiale dhe një është me pasoja lëndime trupore në të cilin lëndime më të lehta ka marrë një shofer i një automjeti.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 29 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 18 shoferë të cilët janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë para udhëkryqit, nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin mobil gjatë drejtimit të automjetit dhe 10 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Ata janë shkyçur nga komunikaiconi. Janë sanksionuar edhe 25 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar të këmbësorëve ose, madje, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë, ndërsa prej tyre 23 personave krahas ftesës për pagesë të gjobës u është dhënë edhe ftesë për mësim për komunikacion.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm “kaçubet” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë s[ trafikut janë larguar 76 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor do të mbajë mësim për komunikacionin me fillim në ora 19 në hapësirat e Stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve. Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të jashtëzakonshme me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button