Aldo Shllaku: Ja pse e tërhoqa këngën për Eurovision

“Kërkesa për tërheqjen e këngës është bërë me 5 shkurt. Deri në këtë vendim jo-normal edhe për mua, kanë qenë në dijeni të gjitha palët e interesuara, përfshirë këtu si këngëtaren ashtu edhe RTSH. Nuk është aspak e vërtetë që unë jam tërhequr për arsye personale siç deklarojnë këngëtarja dhe RTSH”, thotë Aldo Shllaku për “Express”.

Disa ditë pasi u bë publike se kompozitori i këngës “Diell” që do ta përfaqësonte Shqipërinë në Evrovizionin e këtij vitit, kompozitori Aldo Shllaku thotë për Express se arsyeja e tërheqjes së këngës nuk ka të bëjë me “arsyet personale” siç e kanë arsyetuar këngëtarja Elhaida Dani dhe organizatorët e Festivalit të Këngës në RTSH. “

Në një intervistë ekskluzive dhe të parën pas lajmit për tërheqjen, Shllaku thotë për Express se vendimi për tërheqjen e këngës qëndron tek fakti se RTSH ka ndërhyrë në këngën e kompozuar nga ai.

“Megjithë insistimin, vazhdon të mos bëhet e ditur se kujt i janë ‘transferuar; të drejtat e kompozitorit, poetit, orkestruesit, për ndryshimet që kënga duhet të pësoj si pjesë e kushteve të Eurosongu-t. Kjo është një shkelje flagrante e çdo të drejte të autorit, etikës profesionale dhe një vendim i bazuar në absurditet”, ka thënë Shllaku.

Para dy ditësh, RTSH ka lajmëruar se Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga këngëtarja Elhaida Dani, por me një këngë tjetër të kompozuar nga dyshja kosovare Zapp and Chris.

Sipas Shllakut, zgjedhja e një këngë jashtë festivalit për përfaqësimin në Eurovision është në dëm të vetë festivalit.

“Duket sikur RTSH nuk ka asnjë interes që Festivali organizuar prej vetë tyre, juria profesionale e zgjedhur prej vetë tyre, fituesit e 3 çmimeve të para të dala nga ky festival, të ketë coftë dhe kredibilitetin sado minimal”, thotë Shllaku

Shllaku thotë se është rast i paprecedent që jo vetëm autorëve nuk i është dhënë e drejta elementare të realizojnë këngën e tyre, por më tepër, autorët janë përjashtuar nga çdo proces që nga 28 Dhjetori kur ka përfunduar Festivali i Këngës e deri në ditën kur e ka tërhequr këngën.

“Kërkesa për tërheqjen e këngës është bërë me 5 shkurt. Deri në këtë vendim jo-normal edhe për mua, kanë qenë në dijeni të gjitha palët e interesuara, përfshirë këtu si këngëtaren ashtu edhe RTSH. Nuk është aspak e vërtetë që unë jam tërhequr për arsye personale siç deklarojnë këngëtarja dhe RTSH”, thotë Shllaku.

Kompozitori thotë se në një situatë të tillë, përtej çdo limit kohor për të pasur një mundësi sado të vogël për të realizuar këngën, nuk i është lënë asnjë zgjidhje tjetër përveç që ta tërheq këngën.

“Nuk mund të marr përsipër përgjegjësi profesionale kur nuk jam vetë i angazhuar profesionalisht. Çdo hap i mëtejshëm dhe i pa autorizuar nga autorët është vazhdimësi në shkelje të hapur të të drejtave të autorëve”, thotë Sllaku.

Tutje, procesi dhe kriteret përzgjedhëse për këngën sipas Shllakut janë të qarta.

“Përtej kësaj, çdo gjë që RSH deklaron dhe hapa të mëtutjeshëm që hedh, është një ‘cirk’ absurd dhe një përgjegjësi që mbetet me vendimarrësve të RTSH-së”, përfundon Shllaku.

Lajme të ngjashme

Back to top button