Gruevski për herë të parë flet për Bombat e Zaevit, çfarë tha dhe si reagoi

Pas disa javëve që publikohen materialet e ashtuquajtura bombë nga lideri i opozitës Zoran Zaev, ku dëgjohen biseda të funksionarëve të VMRO-së, doli me komentin e tij edhe kryeministri Nikolla Gruevski. Me një vetbesim fillimisht të luhatur lexonte në letrën e tij atë që e kishte marrë si  informatë nga si që tha “informata të marra nga Ministria e punëve të brendshme”. Si edhe herën e parë ai ishte i vetmuar- pa asnjë qeveritar tjetër në foltoren e Qeverisë.

Gruevski u paraqit tejet emocional duke potencuar disa herë që qytetarët ti besojnë asaj që ai u thotë e jo çfarë dëgjohet në bisedat e funksionarëve sepse sipas tij “njerëz jemi, të gjithë kemi dobësi madje shajmë ndonjëherë” duke mos komentuar asnjë nga përmbajtjet që kemi dëgjuar këto ditë edhe pse në të dëgjohet se si shefi i intelegjencës i cili është edhe në lidhje famijlare me Gruevskin, Sasho Mijallkov me një ton hakmarrës tregon si e ka urdhëruar arrestimin e Lube Boshkovskit. Në të dëgjohet si ministrija e mbrendshme Jankullovska thotë se do ti “shartojë” të gjithë ata që kanë folur keq për pushtetin duke menduar që ti largojë nga puna. Ne të dëgjohet si zgjidhen gjykatës të cilët do i konvenojnë pushtetit. Për këto biseda Gruevski tha se pikërisht kjo gjykatë do të vlerësojë vërtetshmërinë e inçizimeve.
Vetbesimi i tij u rikthye kur e hoqi barrën e vështirë e të lexuarit së fjalimit dhe u tha gazetarëve (kolegëve me pyetje të porositura) të bëjnë pyetjet e tyre. Ai u përgjigj në pyetjet që i konvenonin. Gruevski nuk u përgjigj në asnjë nga pyetjet e gazetarëve kritik, pyetjeve të tipit: “Si mund ti besojmë drejtësisë kur dëgjuam se si funksionarët e juaj pikërisht bëjnë pazar me drejtësinë?” “Kush janë shërbimet e huaja dhe cili është motivi PSE ata shërbime të huaja kanë interes ta përgjojnë Maqedoninë”.

Ai madje me arogancën e njohur që vite me radhë e ushtron ndaj gazetarëve u pëgjigj shkurt:”Sepse UNË ashtu vendosa” në pyetjen “Pse ju keni dalë të flitni në emër të MPB, ku është Jankullovska?”. Duke e përdorur si frazë mbrojtëse fjalinë që “nuk mund të zbulojë shumë detaje për shkak se kryhet hetim” ndaj rastit “PUÇ” Gruevski praktikisht tentoi të konfirmojë atë që fillimisht e kemi dëgjuar në paraqitjen e tij të parë se shërbimet e huaja shtetërore kanë kryer përgjim me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të cilët e kanë bërë këtë punë për “për para” dhe u shmang çdo pyetje të “pakëndshme”. Asgjë më shumë, asnjë fakt e detaj më bindës.

I bindur se me arrestimin e Verushevskit dhe disa të tjerëve te cilët e paskan pranuar fajin e tyre, policia ka kryer punën e vet Gruevski edhe njëherë potencoi se ai nuk pranon shantazhe nga Zaevi dhe se nuk do të ketë qeveri teknike e as që ka ndërmend për dorëheqje ai ose funksionarët e tij sepse këtë e “vlerëson populli i cili i njeh ata dhe punën e tyre.” Gruevski me kujdes numëroi projekte dhe të arriturat e Qeverisë së tij duke e shitur kështu tregimin  që të linte përshtyje se e kishte mësuar përmendësh: një kryeministër punëtor që shantazhohet nga një opozitar që me fuqi dëshiron t’ia merr pushtetin. Ai nuk sqaroi cila ishte metoda e dhunshme që po i merrej pushteti  por u drejtua qytetarëve duke përmendur fjalë frikësuese si “destabilizim të vendit” që sipas tij e shkakton opozita dhe i bindi ata se AI personalisht dhe institucionet do të kujdesen që kjo mos ndodh.
Teoria e tij dhe MPB-së, nëse do merrej si e saktë, tregon se Maqedonia nuk ka sistem mbrojtës dhe se është në rrezik i tërë sistemi shtetëror nëse nuk e ka hetuar se shërbimet e huaja dhe disa persona kanë bërë përgjimin të paktën pesë vite me radhë. Gruevski nuk e komentoi këtë tezë.

Ai tha se janë incizuar të gjitha takimet me Zaevin nën masat e ashtuquajtura PIM.

“Jam këtu për tu dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve. Zaev në takimet tona mi prezantoi disa biseda jo të rëndësishme. Kishte edhe materiale të pasakta dhe të montuara. Andaj them që ka disa biseda të sakta, gjysmë të sakta dhe aspak të sakta. Incizimet i ka bërë Agjencia e huaj sekrete me ndihmën e personit Z.V. Nuk kemi informata se sa njerëz janë përgjuar. Materialet janë menduar të dërgohen jashtë vendit. Z.V e ka thyer kompjuterin dhe ka folur me shifra me familjen, një njeri i pafajshëm nuk e bën këtë. Ministria e punëve të brendshme zbuloi kush i ka bërë xhirimet që i ka Zaev, ato janë dy persona që i kanë ndihmuar personit me iniciale Z.V dhe ata sot e kanë pranuar para gjykatës fajësinë e tyre. Opozita nuk ka asnjë dëshmi se ne i kemi bërë xhirimet”, tha Gruevski, transmeton Portalb.

Sipas Gruevskit xhirimi është bërë me mjet special nga njerëz mirë të trajnuar.

“Zoran Zaev është mjet i shërbimeve të huaja. Nuk është e vërtetë se kemi pranuar qeveri teknike në takimet që kemi pasur me Zaevin, këto janë spekulime. Gjykata do ta vërtetojë a janë të sakta incizimet e publikuara, edhe ne jemi njerëz, jo si na bën opozita si monstrum. Opozita ka qëllim të shkaktojë protesta dhe tollovi. Populli na njeh kush jemi dhe e dinë se çfarë kemi në zemër dhe si punojmë i kemi gabimet tona por mundohemi shumë. Të gjithë ne kemi momente dobësie dhe sharje bëjmë ndonjëherë por njerëz jemi. Porosia ime ndaj njerëzve është se ne punojmë për qytetarët. A duhet të jep ndonjë funksionar dorëheqje? Them që mos shpejtojmë qytetarët do të japin përgjigje si do të mbarojë ky skenar destruktiv. Institucionet e vendit e kryejnë punën e tyre dhe nuk do të lejojnë destabilizim në vend. Institucionet do të tregojnë. .Nuk do të ketë qeveri teknike”, tha Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Besoj se ky me shume eshte faji i “Juristeve” qe frigohen ta ngren zerrin e tyre kundrejt kesaj padrejtesie qe iu eshte bere qytetareve te RM.
    Kurse sa i perket Gruefskit ai besoj se i ka lexuar diku apo i di kompetencat qe i ka ai ndaj shtetit dhe qytetareve dhe un si studente e fakultetit juridik nuk kam lexuar akoma askund se kompetencat e tij jan pergjimi i gjith ketyre qutetareve ndaj ai duhet ta pranoj fajin e tij dhe te jap dorheqje sepse nuk i ka hije kritika .!
    Faleminderit per mirkuptimin !

Back to top button