Ejupi gati për debutim te Belupo

Sulmuesi shkupjna Muzafer Ejupi i cili kohë më parë u bë pjesë e skuadrës së Slaven Belupo ka marrë lejen për të luajtur ndeshje kampionale dhe do të jetë në listën e trajnerit të Ante Çaçiç, për ndeshjen kundër Rijekës në stadiumin Kantrida.

Së bashku me Muzafer Ejupin pritet që të paraqitet edhe futbollisti tjetër i Slaven Belupo Petar Lela. Dy futbollistët e rinj, Ejupi dhe Lela dje kishin paraqitje shumë të mirë në ndeshjen miqësore ndaj ekipit të Ligës së Tretë Koprivnica, ku Lela kishte shënuar dhe një gol. Ejupi luajti nga minuta e parë, ndërsa ishte zëvendësuar në atë të 55-të, duke treguar se do të jetë konkurrencë e madhe për sulmin e skuadrës së tij, ku ka futbollist shumë cilësorë.

Ejupi kishte paraqitje shumë të mirë edhe në kontorlluesen që luajti skuadra e tij të shtunën e kaluar, ku në fitoren 3:0 ndaj “Podravca”, shënoi për epërsiën 2:0. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button