Studentët ndërpresin bojkotin, nga nesër fillon mësimi

Studentët ndërpresin bojkotin e mësimi dhe nga nesër do ët fillojnë me zhvillimin e mësimit nëpër fakultete, ndërsa zonat alternative do të ngelin bashkë me pankartat që do të dëshmojnë për betejën e studentëve.

Ky është vendimi i Plenumit studentor i cili pas 14 ditëve okupim të hapësirave të fakulteteve, dje arritën marrëveshje me qeverinë për hartimin e një ligji të tërësishëm për arsimin e lartë në përpunimin e të cilit do të përfshihen edhe studentët dhe profesorët.

“Qeveria lëshoi para kërkesave tona. Në dje fituan një ligj të ri integral që do të përpunohet me metodologji të re dhe në përpunimin e të cilit do të përfshihen studentët dhe profesorët. Për shkak të arritjes së marrëveshjes së përbashkët në vendosëm që të ndërpritet bojkoti dhe të fillohet mësimi formal”, tha Stefan Vidikov nga Plenumi i studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button