Leksion gazetaresk: Asnjëherë mos i thoni lamtumirë radios

 

Kjo medie u dëshmua si më e përshtatshme ndaj ndryshimeve teknologjike në botë, edhe pse disa herë u mbajt zi. Dëgjues më besnik është – vetmia e njeriut dhe nevoja primordiale që ndonjë zë të jetë aty, pranë jush – prej djepit deri në varr.

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Dixheji i njohur nga Dubrovniku, Zdravko Kexho, njëherë ka thënë se gazetarët e gazetave gjithë ditën shkruajnë dhe fshijnë fjali, mundohen, që në fund, kinse, të nesërmen të dalin më të mençur. Në televizion, udhëheqësit gjithë ditën janë para pasqyrës, flasin me vetëveten që të dalin, nëse mundet, sa më bukur. Vetëm në radio mund të shihet se a është dikush me të vërtetë i mençur ose jo!

Kjo është, gjithsesi, vetëm njëra pasqyrat më të thjeshtësuara për mediat, e dhënë nga një koleg yni, i cili deri në vitin 2002 punonet në ambasadën e Kroacisë në Shkup, e tani është doktorant i shkencave politike në Universitetin e Zagrebit. Mirëpo, patjetër të ketë diçka te udhëheqësi e radios për zhdërvjelltësinë e kësaj medie, të cilës që moti ia parashohin fundin. Veçanërisht kur u paraqit binjaku i tij teknologjik (për nga mënyra e bartjes dhe pranimit të sinjaleve) – televizioni. Pastaj u paraqit edhe kompjuteri personal dhe të gjithë përsëri thanë – lamtumirë radio! Radioja akoma funksionon dhe para do kohësh kishte vlerësime se disa zhanre të harruara, si radio-drama, kthehen në eter.

 

АMERIKA DËGJON VETËM RADIO

Nëse e dijmë se si rezultat i kujt është jeta e gjatë e medies, me siguri do të përgjigjemi – për shkak se ai ka ardhmëri! Sipas njërës nga udhëheqëset më të njohura amerikane të radios, Julie Burstein, e cial 25 vjet punon në show-emisione të ndryshme dhe ka fituar mirënjohje të shumta për kreativitetin e saj, afërsia e zërit deri te përvojat primordiale të individit me gjasë është çelësi. Domethënë, sipas saj:

“radioja disa herë është shpallur e vdekur, mirëpo në SHBA akoma dëgjojnë radio 92 përqind e popullatës. Dëgjimi i tregimeve gjithmonë ka qenë njëra nga përvojat më të rëndësishme njerëzore. Zërat i dëgjojmë nga prindërit tanë para se të lindim, e deri në fund të jetës akoma kërkohen tregime – dhe zëra – që ta dijmë se dikush është pranë nesh edhe në momentet e fundit të jetës”.

Përvoja e autorit të tekstit dëshmon se atij, si një ardhurues jo aq i madh i radio-programeve, në ditët e ushtrisë, pajijsa e vogël dhe e lehtë e quajtur tranzistor, i ka bërë shoqëri edhe në hapësirat më të pamundhsme edhe në orët më të shurdhëra. “Gaxheti” (me fjalorin modern) i vogël dhe i zhurmshëm nuk kërkon asgjë, as parapagim, as kujdes të veçantë, përveç ndonjë baterie të re, kohë pas kohe.

Pse në SHBA ka aq shumë dëgjues të radio-programeve? Thjesht, ajo është kontinent, hapësirë e madhe, ku ka shumë njerëz të shpërndarë nëpër rançe, pompa të benzinës, nën qielli e ndonjë shkretëtire… Nuk ka kushte për program kabllovik, aq më pak repetitorë klasikë, të cilët humben, mirëpo radio-valët udhëtojnë. A do të ishte ndryshe në xhunglat e Brazilit, në shpatet e Kordiliereve, ku ndonjë shkencëtar i numëron lamat që kanë mbiejtuar, në tajgën siberiane? Sa shumë vende, ku vetmia njerëzore e gjen ngushëlluesin e saj të papritur. Radoi dëgjoni edhe kur vozitni, mirëpo nuk mund të lexoni gazeta, e aq më pak të shihni edhe TV, edhe pse ndoshta keni televizor në veturë!

 

AQ SHUMË TEKNIKË, AQ PAK NJERËZ

Shkaku i dytë, si duket, është vetë fakti se radioja disi më lehtë nëpërmjet vetëvetes i tejklaon inovacionet teknike! Në vitin 1960 “Sony” e prezantoi tranzistorin e parë – çfarë elani ishte kjo për radio-programet! Në vitin 1994, kishim depërtim më të shpejtë të programimit softuerit pikërisht te radio-programet (projekti “Darpa“) dhe ashtu u lehtësua prezantimi i tyre: kishim aq shumë teknikë, mirëpo në duart e një numri shumë të vogël njerëzish!
Të mos flasim për dëgjuesit e shumtë të cilët e shfryëzuan internetin, që, në fakt, të zgjerohet mundësia për qasje deri te radio-programet sipas dëshirës personale, dhe me pak fantazi, atyre t’u shtohet komponenta vizuale (shihni këtu) dhe aq më tepër, mundësohet që të mos jetë patjetër që programi të dëgjohet në momentin kur emitohet, por kur të doni. Në një mënyrë me të vërtetë të papritur, lidhja e internetit dhe e radios u bë një vegël e shkëlqyeshme për ata që duan të tregojnë ngjarje, dhe aq më tepër, vetë ta shohin se si tingëllon zëri i tyre.

Radio-udhëheqësi Pjer Orliq në një diskutim në këtë temë, thotë:

“Diku kah fundi i viteve të 7-ta të vitit të kaluar, Buggles këndonte ’Videoja e vrau yllin e radios’. Kur në vitin 1981, u paraqit MTV-ja, si duket Buggles kishin pasur të drejtë. Megjithatë, radioja është përsëri këtu. E vërteta nuk është e tillë siç ishte në kohën e Оrson Uellsit dhe të librit të tij të vitit 1938, ’Lufta e botërave’, mirëpo kjo është atje. Ndryshe. Krejtësisht ndryshe.”

Fotografitë e radios janë më të bukura se ato të TV-së(ua rekomandojnë këtë intervistë interesante të tij).

 

XHUBOKS I PAFUND

Mirëpo, kjo fotografi romantike për radion vështirë përputhet me përvojat tona personale. Ajo që gjithsesi, këtu, në shtëpo, te ne – kur do të përmendet programi i radios – menjëherë paraqitet si asociacion, është stereotipi, në formë të xhuboksit të pafund, para së gjithash, edhe për shkak të faktit se te ne një kohë të gjatë, e ndoshta edhe tani, urimet muzikore ishin burimi kryesor i të ardhurave, veçanërisht nëpër radio-stacionet e vogla.

Mirëpo, në qoftë se, veçanërisht brenda ditës kur konkurrenca është më e madhe, filloni të kërkoni radio-stacione, do të shihni se dominon programi me udhëheqës (edhe atë një) ose programi i realizuar në grup (ta përmednim “Petar za pojadok i pauza”, të cilin e realizojnë tre udhëheqës), dhe që ka një miks të mirë të informatave, muzikës dhe – ajo që është më me rëndësi – një thirrje të këndshme, shpotitëse, të patheksuar, për kontakte, me ç’rast udhëheqësi/udhëheqësit i lidhin botërat individuale të dëgjuesve nga shtëpitë ose vendet e punës në një përjetim të përbashkët grupor.

Përparësia e radios është ajo se projeksionin e saj nuk e minimizon në një kohë të kufizuar dhe që atje, për një çast, sikur edhe ndalet. Në gazeta gjithçka matet me “cicerë”, lihen margjina, gjithçka është me “deadline”-e, në televizione pinohet me orë për stopim, mirëpo atmosfera në radio thjesht është “langzam”. Ata që japin reklama, nëse nuk janë paraparakisht të fiksuara (e te ne gjithsesi janë) do ta shihnin se pranimi i porosive “për para” është më i lehtë dhe le një përshtypje më pak stereotipe pikërisht në radio.

Ajo formë, le ta quajmë, e pres-radios, na jep edhe një udhëheqës i cili (për çudi) ka më tepër liri se sa të gjithë kolegët e tij nga mediat e tjera. Me siguri, për shkak se, censuruesit (ata të brendshmit) edhe nuk presin që ndërmjet dy këngëve (“ndërmjet Vaskës dhe Violetës”) mund të futet aq shumë politikë ose “ekonomi”, kështu që të gjithë janë “në një vesh”! Deri para do kohësh kjo mund të ishte edhe përparësie e radio-programit, mirëpo prej para do kohësh jemi dëshmitarë të përpjekjeve të shtuara të pushtetit politik që të sundojë edhe me radio-valët nëpërmjet kofinancimit të disave prej tyre (porosive reklamuese).

Po, radioja me të vërtetë nuk ka vdekur. Ja, e pranojnë edhe nga rruga e Ilindenit, numër 2.

Lajme të ngjashme

Back to top button