Tmerruese! Kinë, prindërit mbajnë vajzën të mbyllur në depo për 6 vite

Një vajzë kineze është mbajtur e mbyllur në një depo dhe është trajtuar si kafshë nga prindërit e saj për arsyen e vetme se ata nuk i pëlqenin të dashurin.

24-vjeçarja Zhang Qi ka jetuar në kushte të mjerueshme që nga viti 2009 dhe prindërit e mbanin të izoluar duke i thënë fqinjëve se vajza e tyre ishte e sëmurë mendore dhe këtë gjë po e bënin për ta mbrojtur.

Chow Jen thotë: “Prindërit e saj janë njerëz me ndikim dhe na ishte thënë të mos ndërhynim fare. Të gjithë e dinin për vajzën që e mbanin mbyllur. Unë vendosa që të postoja disa foto të sajat “online” kur e kuptova që policia nuk do të vepronte. Unë kam shtëpi këtu, por jetoj diku tjetër, kështu që nuk i kam aspak frikë prindërit e saj.”

“Nuk e di sa e vërtetë është sëmundja e saj mendore, por sidoqoftë, ajo vajzë po trajtohet si kafshë. E kam njoftuar policinë dhe kam postuar fotot”, shtoi Chow.

Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar në lidhje me gjendjen shëndetësore të 24-vjeçares që kur janë bërë publike fotot e saj, por shumë nga pamjet janë hequr nga censura kineze./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button