Ndërrohen truprojat e të bijës së Erdogan, planifikonin vrasjen e saj

Të gjithë truprojat e familjes së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përfshirë ata të vajzës së tij, janë ndërruar pas dyshimeve për një komplot vrasjeje të raportuar më 24 shkurt nga mdiat turke.

Javën e kaluar, Zyra e Kryeprokurorit në Ankara nisi një hetim pas raportimeve rreth një komploti vrasjeje që kishte në qendër, Symeyye Erdogan, që u publikua në mediat pro-qeveritare, transmeton Express.

Javëve të fundit ishte spekuluar se Symeyye Erdogan mund të garonte për të parën e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në zgjedhjet e ardhme që do të mbahen në muajin qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button