Dënimet dhe lirimet nga burgu: Historia e vrasësve me pagesë (Video)

Zbulohet historia kriminale ndër vite të anëtarëve të bandës më të madhe të vrasësve me pagesë në Shqipëri.

Kristi Pine, Aleksandër Gora dhe Alfred Qefalia, të arrestuar dy javë më parë, janë dënuar për vepra të ndryshme penale, dhe në disa raste kanë fituar lirinë duke kryer shumë pak vite burg, e në disa raste duke përfituar nga amnistia.

Grupi i personave që Policia e Shtetit dyshon se janë vrasës me pagesë, drejtohej nga Admir Tafili, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje, i cili sipas hetimeve jepte porositë nga burgu për ekzekutimet e kryera.

Në listën e personave të akuzuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë dhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim. /shqiptarja.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button