Greqi: Europa mbështet listën e reformave

Eurozona ka aprovuar kërkesen e reformave për Greqinë . Në këtë mënyrë Greqia fiton afat më të gjatë për kthimin e borxheve.

Eurorgrupi deklaroi se kërkesa u aprovua me demokraci parlamentare përmes votave nga vendet anëtare , kështu duke e dhënë aprovimin përfundimtar mbi kërkesën e Qeverisë greke, transmeton Indeksonline.

Masat e propozuara nga Greqia perfshijnë luftimin e evazionit fiskal, kontrabandimin e duhanit dhe naftës.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve greke që të thellojnë angazhimin mbi reformat duke e rritur listën, bazuar mbi marrëveshjen e tanishme, ne bashkëpunim të ngushtë me institucionet”, deklaroi Eurogrupi, transmeton Indeksonline.

Në anën tjetër kryesuesi i FMN-së Christine Lagarde, ka qëndruar i rezervuar mbi propozimin për reformat.

“Në disa fusha si luftimi i evazionit fiskal dhe korrupsionit unë do të inkurajohesha më shumë nga vendosmëria e autoriteteve te Athinës”, theksoi ajo në nje letër drejtuar Eurogrupit.

Alexis Tsipras, Kryeministri i sapozgjedhur grek, po përpiqet të kënaqë kërkesat e kreditoreve njëkohësisht me përmbushjen e premtimeve të tij parazgjedhore./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button