Shqipëri, Hoffman: Azilkërkuesit do të rikthehen (Video)

Ambasadori gjerman në Tirane Helmut Hoffmann e cilësoi shqetësuese rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria.

Vetem per muajin janar,- tha ambasadori,- ne Gjermani kane kerkuar azil 1650 shqiptare dhe sipas Hoffman te gjitha ata do te rikthehen ne vendin e tyre. Gjermania,- tha ambasadori,- eshte krenare per traditen e pranimit te azilkerkuesve politike, por ne asnje menyre nuk do te pranoje azilkerkues ekonomikë.

“Keto jane zhvillime qe ne i kemi ndjekur me nje shqetesim vertet te madh. Fakti qe eshte rritur numri i azilkerkuesve nga Shqiperia dhe Kosova. Vetem ne janar eshte shenuar nje shifer prej 1650 azilkerkuesish nga Shqiperia dhe ajo çka dua te bej te qarte se te gjithe keta do te duhet te kthehen shume shpejt ne vend. Gjermania eshte krenare lidhur me traditen qe kemi per pranimin e azilkerkuesve politike , por nuk mund te ofrojme mundesi qendrimi ne Gjermani per azilantet ekonomike. Deshiroj te theksoj gjithashtu se kjo tendence e levizjeve emigruese perben nje barre edhe per vete vendet pasi ka nje rendese ne zhvillimin dhe perspektiven e tyre ekonomike. Njerezit duhet ta ndertojne ketu te ardhmen e tyre dhe perspektiven ekonomike ne menyre qe edhe perspektiva per ne BE te jete me e afert”, u shpreh Hoffman.

Nderkohe ambasadori gjerman foli me tone mjaft pozitive per reformen territoriale ne Shqiperi. Sipas tij kjo reforme eshte një projekt mjaft i rendesishem dhe fakti qe eshte mbeshtetur nga shume donatore tregon qe ata kane pasur nje arsye te forte per ta mbeshtetur tha ambasadori.

“Mesazhi im i pergjithshem eshte qe te gjitha partite do te duhet te kontribuojne dhe te marrin pjese ne zgjedhjet lokale dhe persa i perket ref territoriale ajo duhet te mbushet me jete se shpejti. Mendoj qe reforma territoriale eshte nje projekt mjaft i rendesishem i mbeshtetur nga shume donatore te ndryshem dhe mendoj ata kane pasur arsye pse e kane mbeshtetur ate. Une mendoj qe qellimi kryesor i saj eshte riformesimi i struktures adiministrative ne njesite e ndryshme te vendit ne menyre me efektive dhe mendoj se reforma territoriale eshte rruga e duhur drejt kesaj”, tha ambasadori gjerman.

Keto deklarata ambasadori gjerman i beri gjate nje vizite qe zhvilloi ne Bashkine e Elbasanit, ku u prit nga kryetari Qazim Sejdini./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button