Sot skadon afati i paraburgimit për “Grupin Drenica”

Gjykata Themelore e Mitrovicës, sot duhet të marrë vendim t’i lirojë shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si “Grupi i Drenicës”, apo ta aprovojë kërkesën e Prokurorit Maurizio Salustro, i cili para dy ditësh kërkoi nga kjo gjykatë vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, ka thënë se Gjykata nuk mundet ta prolongojë apo ta shtyjë marrjen e vendimit për vazhdimin ose jo të paraburgimit.

Sipas Gashit, nëse vendimi nuk merret deri në ora 24:00, klienti i tij dhe të gjithë të tjerët nga administrata e burgjeve ku gjinden duhet të lirohen menjëherë nga paraburgimi, raporton KosovaPress.

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodhen në paraburgim qysh prej 23 qershorit të këtij viti me vendim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Ata janë të dyshuar se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button