Ja se çfarë do të thotë emri ‘Samsung’

Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë dhe derisa ajo është duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është tek Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, telefona që mund të ndryshojnë drejtimin e kompanisë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë ‘Samsung’? Pasi që nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit Samsung është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën Samsung në gjuhën shqipe do të thotë ‘tre yje’, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë Samsung, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell.

Por pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri ‘tre’ me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri ‘tre’ është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për tu bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga Samsung brenda viteve të fundit. Megjithatë, për tu bërë një ‘bishë’ vërtetë edhe më madhështore duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge mund të jenë ata që do të vendosin për fatin e kompanisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button