“Passwordi” makthi në marrëdhënien e çifteve

Epoka dixhitale tashë është kthyer në një provë të dashurisë mes çifteve, e cila lidhet me njohjen e passwordit të postës elektronike nga të dyja palët. Megjithatë kjo përbën një rrezik të madh.

Para passwordit duket se harrohet dhe unaza, buqeta me lule apo surprizat, pasi në ditët e sotme këto nuk kanë më rëndësi. Të rinjtë e shekullit 21, pengun kryesor të tyre në lidhje me dashurinë kanë vetëm passëordin e postës elektronike.

Pjesa më e madhe e çifteve kërkojnë me patjetër që të kenë akeses në postën elektronike, në Facebook apo në gjithçka tjetër që lidhet me rrjetet sociale.

Adoleshentët e dashuruar në ditët e sotme besimin në marrëdhënien e tyre ia dedikojnë faktit të shkëmbimit të pasëordit. Në shenjë besnikërie shkëmbejnë këtë sekret ose krijojnë një password që ka lidhjje me marrëdhënien e tyre, për shembull vendosin si password emrat e tyre (I love Tom).

Rosalind Wiseman, një studiues i marrëdhënieve që adoleshentët kanë më teknologjinë, shprehet se passwordi apo fjalëkalimi që ndajnë me njëri – tjetrin është presion mbi çiftet e reja, i cili nuk duhet të ekzsistojë. 30 % e adoleshentëve kanë veti të shkëmbejnë pasëordet e tyre me miqtë apo të dashurit.

Një studim i kryer me rreth 770 të rinj të moshës nga 12 – 17 vjeç, tregon se vajzat i japin fjalëkalimet e tyre në një normë pothuajse dyfish nga shokët e tyre.

Shpesh dashuritë e papjekura të adoleshentëve përfundojnë, ashtu siç dhe fillojnë dhe në lidhje me këtë psikologët raportojnë se mund të ketë pasoja shkatërruese për personin që e përjeton.

Lajme të ngjashme

Back to top button