Intervistë, Reshat Arbana: Mos u veni mendjen politikanëve

Intervistë me aktorin e mirënjohur shqiptar Reshat Arbana. Fituesi i titullit “Nderi i Kombit” i cili ka luajtur mbi 45 role filmash në kinematografinë shqiptare, ekskluzivisht për PORTALB rrëfen për jetën e tij si dhe bën krahasimin e filmit shqiptar sot dhe në periudhën e para 50 viteve.

Portalb: Vitet e fundit Strugën e keni shëndrruar ne destinacionin tuaj të preferuar për pushime, ku qëndron arsyeja ?

Reshat Arbana: Po është e vërtetë, meqë vij cdo vit këtu kjo domethënë se më pëlqen. E si mos më pelqejë kjo natyrë kaq e bukur dhe kaq e qetë. Struga është një mrekulli e natyrës, unë vertet ju kam zili të gjithë ju struganëve që keni një vend kaq të bukur, por duhet qe të keni kujdes dhe ta ruani, këtu kam shumë miq dhe gjithmonë e kam për kënaqësi të vijë dhe të pushojë këtu. Këtë vit më ka bërë përshtypja pastërtia–higjena në qytet.

Portalb: Një jetë e tërë në skenë para publikut, ku buron  forca dhe motivi ?

Reshat Arbana: Arti është një lloj “sëmundjeje” nga e cila nuk ka shërim, nuk mund të ndahesh aq kollaj, sigurisht që pvrvec pasionit motiv ka qenë edhe realiteti dhe gjendja që ka kaluar populli ynë ndër vite. E kam pa të udhës që të kontriuboj në këtë fushe dhe jam përpjekur, kjo është ajo që unë mund të bëjë për kombin tim.

  
Portalb: Keni luajtur mbi 45 role gjatë karrierës tuaj si artist, cilin nga këto do ta veconit?

Reshat Arbana: Hmm.. nuk mund ti ndaj në asnjë mvnyrë, nëse insiston do e theksoja disa, por asesi nuk mund ti ndaj sepse të gjitha rolet I kam luajtur me dashuri dhe kënaqësi të madhe në kohën që i kam luajtur. Nëse do mi kërkonin ti luaj përsëri nuk besoj se do kisha dëshirë, tashmë u ka kaluar koha, por sic thashë edhe më lartë, në kohën që unë I kam luajtur I kam përjetuar shumë mirë.

Portalb: Roli i Isa Boletinit në filmin “Nëntori i dytë” është një rol që është në mendjet e cdo shqiptari, si e kujtoni atë periudhë ?

Reshat Arbana: Ka kaluar shumë kohë që atëherë, por sigurisht që kam kujtime të bukura dhe të vecanta. E di se e kam luajtur me shumë kënaqësi dhe pasion.

Portalb: Përvec aktrimit në filma, tashmë jeni bërë shumë popullor edhe për recitimet e juaja të disa poezive të famshme nga poetë shqiptarë, si filloi kjo nismë?

Reshat Arbana: Nje poezi e shkruar ka shumë vlera dhe domethenie të madhe, megjithatë jo të gjithë që e lexojnë mund ta kapin qartë emocionin që poeti don ta përcjell tek lexuesi, andaj e pash të udhës që unë të ndihmojë në këtë drejtim, kam recituar shumë i motivuar edhe nga lufta e Kosovës por jo vetëm, mendoj se poezia  shumë përjetohet duke e dëgjuar.

Portalb: Si ju duket gjendja e filmit shqip tani dhe a mund te bëni një krahasim me kohët e përparshme.

Reshat Arbana: Tani rrethanat kanë ndryshuar, prandaj ndoshta nuk mund të bëj një krahasim aq të qartë, megjithate atëherë ne e kishim për detyrë që të realizojmë 13 filma në vit sepse ishte urdhër shtetëror, ndoshta 13 filma nuk arrinim ti realizonim mire sic duhet që të gjithë, por ama së pakti 2 apo 3 nga këto do të ishin shumë të mirë, ndërsa tani situate është sic e dini edhe vetë. 

Portalb:Keni marrë titullin “Nderi I kombit” nga ish presidenti Bamir Topi, si mund të na përshkruani këtë ndjesi?

Reshat Arbana: Ka ardhur krejt papritur, ishte një surprizë e mrekullueshme. Isha I ftuar për të recituar në një manifestim të thjeshtë në Tiranëdhe nuk isha paralajmëruar për cmimin. Kur e pash se në atë manifestim i cili nuk ishte aq I madh, ishte prezent edhe vet presidenti Topi, sinqerisht u habita, ndërsa kur ai mori fjalën dhe papritur më ftoi në skenë për të më dhënë atë titull, më është rrënqethur trupi si kurrë më parë.

Portalb: Na flisni pak për familjen tuaj, nga kush përbëhet dhe ku jetoni ?

Reshat Arbana: Nuk e kam pasur praktikë të flas për familjen ne media, megjithatë sot më keni gjetur të freskuar këtu rreth Drinit të Zi dhe do bëj përjashtime.(Qesh)
Jetoj në Tiranë, rrjedh nga një familje e vjetër në kryeqytet, ndërsa banoj me gruan time dhe djalin. Kam një djalë dhe një vajzë, djali akoma nuk ka vendosur për tu martuar ndërsa vajzën e kam të martuar.

Portalb: Cili është mesazhi juaj për lexuesit tanë ?

Reshat Arbana: Lexuesve tuaj por edhe gjithë shqiptarve ju them të mos u venë mendjen politikanëve, të shikojnë jetën e tyre, të japin kontributin e tyre për kombin. Ti ruajmë vlerat tona kulturore sepse ato nuk blihen me para. Në jetë kalon dhe harrohet gjithcka por veprat mbeten, prandaj të gjithë tv mundohemi të bëjmë vepra të mira.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button