“Eco Guerilla”: Qytetarët tetovarë janë ankuar për një erë të çuditshme gazi

Mbrëmë në orët e pasmesnatës qytetare te shumte te Tetovës janë ankuar për një erë të çuditshme gazi që ka kapluar qytetin dhe rrethinën, duke shkaktuar probleme të frymëmarrjes.

Shumë mesazhe dhe telefonata shqetësimi kane arritur edhe deri te aktivistet e lëvizjes Eco Guerilla.

“Tetova një kohë të gjatë është peng i këtij terrori ekologjik që po ushtrohet mbi qytetarët e saj. Duke dashur që mos krijohen spekulime dhe dyshime mbi përmbajtjen e këtij gazi Eco Guerilla bën thirrje që në mënyrë urgjente të prononcohen zyrtarisht ministri i Ekologjisë dhe Komuna e Tetovës”, thotë në reagimin e saj Eco Guerilla.

Kjo shoqatë fton qytetarët që te paraqiten në linjën telefonike 0800 55 043 e cila është pa pagesë dhe web aplikacionin E-report Tetova, ku në çdo kohë mund ti paraqesin problemet me ndotjen e ajrit dhe ambientit.

Lajme të ngjashme

Back to top button