Puna ideale sipas horoskopit

Prirje karakteriale, cilësi dhe defekte që duken te yjet, mund të ndihmojnë në kërkim të punës së përkryer, nëse do ta besoje

Të gjesh punë, sidomos në këto kohë, nuk është e lehtë. Shpesh, ndodh që fati ka më shumë peshë sesa kurrikulumi. Dhe në fakt ,disa karakteristika të horoskopit përcaktojnë prirjen natyrale drejt një angazhimi të caktuar. Ja pra, shenjë për shenjë, cilat do ishin punët më të mira sipas horoskopit për të gjithë ju që e besoni

Dashi

Personat e kësaj shenje janë entuziastë, të kujdesshëm, pa teka, ambiciozë dhe kreativë. Një karrierë në televizion ose radio, por edhe në fushën e promocionit dhe arkitekturë do ishte ideale për natyrën ambicioze dhe creative të shenjës së parë të zoodiakut.

Demi

Demi është një shenjë praktike, metodike, e vendosur, e duruar, e ndershme, e besueshme dhe një lojtar i mirë skuadre. Për këto cilësi që kanë, janë ideale punët në bankë, në fushën e kontabilitetit ose të kërkimit shkencor.

Binjakët

Personat Binjakë janë optimistë, kureshtarë, inteligjentë dhe plot energji. Ky person ka nevojë për një punë që ia mban gjallë kuriozitetin dhe i ngjall interes. Ideale do ishte të punonte si guidë turistësh, hostess ose agjent shitjeje nëpër botë.

Gaforrja

Gaforret janë me fantazi, me një instinkt të fortë mbrojtjeje, një predispozitë natyrale për të kapur aspektin filozofik të jetës dhe për t’u kujdesur për atë që kanë afër. Prej këtyre, për ta janë ideale profesione si infermierë, mësues ose një punë në një mjedis social.

Luani

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë spontanë, të pavarur, lider të lindur me një aureolë të vërtetë pushteti. Këto cilësi i bëjnë Luanët manaxherë shumë të mirë, administratorë, politikanë dhe drejtues skuadre.

Virgjëresha

Virgjëresha është një person i saktë, me humor, i gëzuar, perfeksionist, i kujdesshëm ndaj detajeve, shumë punëtor dhe i rregullt me një prirje të theksuar për gjuhët. Për këto cilësi, mund të jenë teknikë shumë të mirë, kërkues mjekësor, investigatorë privatë ose përkthyes.

Peshorja

Peshorja është shumë diplomate, magjepsëse, e shoqërueshme, easy-going dhe bashkëpunese. Ndjenja e natyrshme për bashkëpunim dhe aftësia për të rënë në kompromis, të bëjnë të mendosh për ta, një të ardhme në fushën e diplomacisë si negociatorë ose avokatë.

Akrepi

Depërtues dhe intuitiv, Akrepi është dhe inteligjent, analitik, punëtor i zoti, i motivuar dhe plot risurse. Duke parë pasionin e tij për  zgjidhjen e mistereve dhe problemeve, do ishte ideale të hynte në polici ose të punonte në fushën e kërkimeve ose të shkrimtarisë.

Shigjetari

Kanë një sjellje pozitive, energji të pafundme, dashurojnë udhëtimet dhe një anë të fortë shpirtërore. Pozicionet si shitës ose në kontakt me publikun do ishin ideale për ta.

Bricjapi

Bricjapi është një person solid, i besueshëm, i përgjegjshëm, shumë i organizuar, i orientuar nga qëllimet, logjik dhe inteligjent. Ideale do ishte të kishte një pozicion me pushtet ose në marrëdhënie me paratë dhe matematikën. Mirë janë edhe punët në fushën e informatikës, por edhe të mjekut, tregtarit ose avokatit.

Ujori

Inteligjent, origjinal, progresist, shumë human dhe vizionar: janë të gjitha cilësi që përshkruajnë personat Ujor. Për të gjitha këto, aktivitetet e përkryera do ishin designer, muzikant, por edhe aviator.

Peshqit

Peshqit janë bujarë, të ndjeshëm, shumë pop me një sens të spikatur artistik. Çdo lloj arti për ta shkon shumë: nga piktura te aktrimi, nga muzika te skulptura. Duke parë, ama, humanizmin e tyre të madh, u shkojnë edhe aktivitetet e bamirësisë si asitent social.

Panorama.it

VERZIONI DESKTOP