LG prezanton katër telefona të rinj inteligjentë

LG prezantoi sot katër telefona të rinj inteligjentë me parametra mesatarë.

LG Magna, Spirit, Leon dhe Joy do të shfaqen edhe në Kongresin Botëror të Telefonave, në Barcelonë, së bashku me orën inteligjente LG Watch Urbane.

Pajisjet e reja do të vijnë në dy variante, me lidhjet 3G ose LTE. Modelet LTE do të dallohen nga kasat prej metali.

LG Magna është telefoni më i mirë. Ai përmban procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz ose 1.3GHz (në varësi të tregut), 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Telefoni ka gjithashtu ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë, kamerë të pasme 8 megapikselë (5 megapikselë për modelin me 3G) dhe sistemin operativ Android 5.0 Lollipop.

Përmasat e LG Magna janë 139.7 x 69.9 x 10.2mm. Bateria ma kapacitet 2,540mAh fuqizon telefonin inteligjent.

I dyti është LG Spirit, i cili ka të njëjtat specifika si Magna, vetëm se është më i vogël, 4.7 inç me rezolucion 720 pikselë dhe bateri me kapacitet 2,100mAh. Përmasat e pajisjes janë 133.3 x 66.1 x 9.9mm.

LG Leon ka ekran 4.5 inç me rezolucion FWVGA dhe bateri me kapacitet 1,900mAh. Përmasat e tij janë 129.9 x 64.9 x 10.9mm.

LG Joy është telefoni më i vogël, me ekran 4 inç WVGA. Ai përmban procesor me katër bërthama ose me dy bërthama, në varësi të tregut, 1GB ose 512MB RAM dhe 8GB or 4GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Pajisja mund të tregtohet me sistemin Android 5.0 ose Android 4.4. Përmasat e LG Joy janë 122.7 x 64.0 x 11.9mm. Ai ka të njëjtën bateri si tek LG Leon, me kapacitet 1,900mAh./ Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button