Pasqyra paradoksale e Selmës

E pra është në këtë figurë të qartë, ndoshta e çrregullt, që çdo ditë unë ec, kthehem prapa, mbetem shtang, flas, vetmohem. Përgatit kafenë, përtueshëm dhe ndërkaq mendimi përqendrohet te Selma. Do të dëshiroja të takojë në çast. Do të më pëlqente që të më tregonte tani, në këtë çast, filmin që shikonte çdo pasdite. Mund të kontrolloj shprehjen e fytyrës sime, rrudhat e buzëve, shikimin tim, si në një pasqyrë paradoksale, ndryshe.

Do të arrijë të kuptojë çfarë kishte ngelur në beben e syrit të Selmës, pas takimit tonë. Do të shihja, do të kërkoja në ekran, do të rrëmoja. Prej Selmës, besoj, s’do të kishte mbetur asgjë. Pres Selmën i ulur në tavolinën e një bari të qendrës.

Selma më buzëqesh prej së largu, pastaj ulet pranë meje dhe nuk flet fare, vazhdon të buzëqesh. Porositëm dy gota kafe të ngrohtë. Në shesh ka pak njerëz edhe kjo më qetëson. Unë e vërejta dhe m’u duk se gjeta në ndonjë rrudhë të lëkurës së saj, në një pjesë të çuditshme dhe në  të njëjtën kohë të përcaktuar, midis buzëve dhe syve, përgjatë hundës, shenjën konkrete të ëmbëlsisë së saj. E kuptova se m’u duk magjepse në mënyrë jo erotike, epshore: Selma është e bukur si një qiell, si një yll.

Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Back to top button