Kënga e ditës: Demokraci (Troja)


“Qysh thirret sistemi ku njerëzit s’ guxojnë me thanë atë që po menojnë?/ Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë/ Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty/ Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci/ Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?

Ngjarjet e fundit në Maqedoni që paraqesin vazhdimësi të keqqeverisjes disa vjeçare në këtë vend na nxitën t’ju përkujtojmë këngën “Demokraci” të grupit kosovar Troja të promovuar vitin e kaluar. Teksti ka mesazh të fuqishëm i cili për fat të keq është aktual edhe sot, bile te ne në Maqedoni gjendja ka degjeneruar në një shëmti të papërshkrueshme. E ketë here fajin kujt me ia lanë?

Lexoni tekstin e plotë:

Qysh thirret sistemi ku njerzt s’ guxojnë me thanë atë që po menojnë?
-Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
-Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
-Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?
Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
– Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
– Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?
– Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?
(refren)
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”.
E ketë here fajin kujt me ia lanë?
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
-Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
-Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button