Zhernovski: Ndaloni ndërtimin e ndërtesës në stilin barok dhe do të ketë rebalanc

“Është cinike që të priten drurët para “Bristol”-it në orët e herëshme të mëngjesit dhe në mënyrë brutale të ballafaqohen me ata të cilët dolën në mbrojtje të gjelbërimit, në mes të cilëve kishte pleq dhe fëmijë, ndërkohë që të kërkoni kthimin e të hollave nga komuna e Qendrës për rinovim dhe ngritje të vendeve tjera të gjelbërimit në territorin e komunës”, kështu ka reaguar kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

“Unë kam propozim më të mirë, i cili është tërësisht në interes të qytetarëve. Menjëherë do t’i kthej fondet e qeverisë, nëse qeveria menjëherë e ndërpret dhe dorëzohet nga ndërtimi i ndërtesës së re barok – të Këshillit për radiodifuzion”, ka thënë Zhernovski.

Në akuzën e VMRO-së që thotë se Zhernovski sillet në mënyrë hipokrite, ai thotë se hipokrizi është që drunjtë të priten natën, ndërsa pas disa ditëve të kërkoni gjelbërim të ri. Ky lloj i sjelljes hipokrite, thotë ai, u është bërë e njohur qytetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button