Videoja me policin e dhunshëm shqetëson opinionin

Një sjellje e tillë nuk përbën standard në njësinë e tij, ka thënë për “Rundschau” komandanti i Policisë së Lucernit, Beat Hensler.

Një xhirim i bërë nga një kamerë monitoruese në Lucern tregon pamjet kur një polic i një njësie elite godet disa herë me shqelma në kokë një vjedhës të shtrirë për tokë. Xhirimin e ka emetuar emisioni “Rundschau” i televizionit SRF dhe ka ngjallur pakënaqësi në opinion.

Bëhet fjalë për një rast vjedhje në një shitore orësh, të kryer nga disa vjedhës rumunë.

Një sjellje e tillë nuk përbën standard në njësinë e tij, ka thënë për “Rundschau” komandanti i Policisë së Lucernit, Beat Hensler, i përballur me akuzat lidhur me rastin. Sipas tij ky është një rast i izoluar që ka marrë dënimin meritor. Në fakt polici i përmendur është suspenduar nga puna dhe ndaj tij janë iniciuar hetime penale, transmeton albeu.com.

Mirëpo, ish gjyqtari nga Berna, Jürg Sollberger, i angazhuar si ekspert i jashtëm në këtë rast dhe është duke drejtuar hetimet administrative drejton kritika ndaj policisë së Lucernit. Ajo, sipas tij, ka suspenduar policin vetëm nga mesi i korrikut, ndërsa ngjarja është zhvilluar një muaj më parë.

Në policinë e Lucernit aktualisht janë 22 raste ku policët hetohen për ushtrim dhune të tepruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button