Shaqiri me studio gjigante

Ka kohë që ka shtrirë angazhimin e tij në këndin e kompozimit. Dhe për ta lehtësuar sa më shumë punën e tij, këngëtari Korab Shaqiri e ka parë të udhës që të blejë një studio gjigante.

Kështu ka pohuar për Tribuna, Korabi, ndërsa ka njoftuar se shumë shpejt do ta bëjë edhe promovimin e saj në ndejën e së cilës do të jenë të ftuar të gjithë miqtë dhe kolegët e tij.

Ndryshe, ai ka njoftuar se këtë të martë ka përfunduar angazhimet sezonale. E caku i radhës do të jetë bregdeti, për çfarë thotë se ka më shumë se kurrë nevojë. Por, pas qejfeve këngëtari ka treguar se do të punojë edhe shumë këngë e videoklipe të cilat do të vijnë bashkë me sezonin pasues. 

Lajme të ngjashme

Back to top button