Daçiq: Më 27 gusht do flitet për të implementimin e marrëveshjes

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur bindjen se në vazhdimin e dialogut në Bruksel, më 27 gusht, do të arrihet marrëveshja për çështjet kontestuese lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, njoftoi Qeveria serbe.

Daçiq këtë e tha në bisedën telefonike me përfaqësuese lartë të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, e cila po ndërmjetëson në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kryeministri serb ka shtuar se janë duke u bërë përgatitjet serioze për organizmin zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe ka shprehur bindjen se këto zgjedhje janë hap drejt stabilizimit të gjendjes në krijimin e kushteve për mbijetesë të qëndrueshme të komunitetit serb, thuhet në komunikatë.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë Maja Kocijançiç ka paralajmëruar se më 27 gusht do të vazhdojë dialogu për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit lidhur me normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button