Recension: Shkaktoi pakënaqësi: Nëna i vë makijazh djalit 7 vjeçar

Titulli i këtij teksi është senzacionalist. Vetë mendimi se një nënë i ka vënë makijazh foshnjes së saj, është tmerrues, mirëpo megjithatë, bëhet fjalë për atë se nëna ka shfytëzuar një ueb-aplikacion, fakt ky i cili zbulohet më poshtë në tekst.

Предизвика негодувања Мајка го нашминка нејзиниот 7 неделен синLinku deri te artikulli origjinal: Shkaktoi pakënaqësi: Nëna i vë makijazh djalit 7 vjeçar

Data dhe koha e publikimit: 17.02.2015

Data e recensionit: 19.02.2015

Recensues: Аna Anastasovska

“Nëna 28-vjeçare me emrin Fiona i ka vënë makijazh djalit të saj të vogël Gabriel, edhe atë makijazh “të rëndë”, mirëpo kjo zbativtje e saj shkaktoi shumë polemika.”

Në shikim të parë titulli tërheq vëmendjen dhe çdokush me kërshëri të madhe do ta hapte këtë tekst, me siguri që të lexojë dhe të shohë se çfarë nëne është ajo e cila e ka marrë guximin t’i vë makijazh foshnjes së vogël. Megjithatë, më poshtë në tekst zbulohet se nëna e ka shfrytëzuar aplikacionin “YouCam Makeup”, që të zbavitet.

“Foshnja me makijazh virtual për dikë ishte diçka zbavitëse, mirëpo pjesa më e madhe shprehën pakënaqësi për veprimin e nënës, veçanërisht për shkak se bëhet fjalë për fëmijë djalë!”

Ajo që mungon në tekst është gjithsesi burimi i artikullit, informata se ku janë publikuar ato fotografi, dhe, gjithsesi, komentet në të cilat shprehet pakënaqësia për veprimin e këtill të nënës. Prandaj, mund të thuhet se teksti nuk është i plotë dhe se i transmetuar në këtë mënyrë ka për qëllim të tërheqë më tepër lexime, e jo edhe t’i ofrojë lexuesit më tepër informata.

Në qoftë se kërkoni në internet, do ta gjeni tekstin e publikuar në gazetën britanike”Independent“, dhe atje do t’i gjeni përgjigjet që mungojnë në tekstin që i është nënshtruar recensionit.

Nuk është kontestuese se në kohën e sotme, kur në treg ka qindra portale, ato duhet të luftojnë për sa më tepër lexues, duke publikuar qindra titull dhe tekste senzacionaliste. Megjithatë, ato tituj nuk duhet të çojnë lexuesin kah mendimi i gabuar, kurse tekstet duhe të jenë komplete.

Lajme të ngjashme

Back to top button