Bendevska: Përveç për MTV, qytetarët do të paguajnë edhe për Sitel, Kanal5 dhe Alfa

Qeveria ka shpikur amendament kriminal për ryshfet në televizionet nacionale dhe kthim të borxhit prej 3 milion  e gjysmë  euro të VMRO-DPMNE-së nga zgjedhjet e vitit 2011. Kështu ka reaguar opozita, që sipas tyre qytetarët përveç për MTV-në, do të duhet të paguajnë edhe për televizionet nacionale.

“T’i largojmë maskat, ky është amendamenti më kriminal. Qytetarët do ta paguajnë borxhin prej 3 milion e gjysmë euro të kampanjës së VMRO-DPMNE-së të 2011-shit. Borxh, i cili mbeti i varur. Kreditorët kryesor të borxhit janë Sitel, Kanal5 dhe Alfa. Sa ka harxhuar VMRO-DPMNE-ja në vitin 2011? Katër milion euro, ndërsa të ardhura totale kishte një milion euro. Është dinakëri që qytetarët të paguajnë tarifë të radio difuzionit, me 50 për qind nga xhepi jonë.

Neni 10 nga Ligji kundër korrupsionit, nuk lejon shfrytëzimin e të hollave të qytetarëve për kampanjë politike. Tash do të ketë fitim dyfish nga televizionet, të cilat do t’i zgjedh qeveria që të kenë produkcion falas, të cilën do t’ia shesin si të vendit në difuzerëve të tjerë të cilët patjetër duhet ta emitojnë dhe të marrin të holla nga kjo”, ka thënë Vesna Bendevska nga LSDM.

“Ky propozim është i Latasit dhe ka treguar se sa i nevojiten për produksion vendas, dhe kjo është e shkruar në amendament. Ai ka kërkuar 60 për qind që të punojë suksesshëm me produksion vendas dhe mu kjo është e shkruar këtu”, ka thënë deputetja e LSDM-së, Biljana Kazanxhiska.

Për këtë amendament, ka reaguar edhe Radmila Shekerinskës.

“Qeveria ka shpikur korrupsion të ri dhe më të madh: do t’i qarros TV-të e saj me subvencione prej 50%! Kështu do t’i kthejnë të hollat e donacioneve që Sitel, Kanal5…e qarrosnin DPMNE-në”, ka shkruar Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button