Anulohet miqësorja Shkëndija – Vëllaznimi

Ndeshja e planifikuar kontrolluese ndërmjet Shkëndijës dhe Vëllaznimit të Gjakovës është anuluar dhe e njëjta nuk do të zhvillohet për shkak të ndalesës nga ana e UEFA-së. Pas ngjarjeve në takimin Serbi-Shqipëri në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së situatave të tilla UEFA dhe FIFA, vendosin përkohësisht të ndalojnë zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese të ekipeve kosovare me përfaqësuese apo skuadra që vijnë nga vendet e ish-Jugosllavisë.

Drejtuesit e Shkëndijës përkundër dëshirës së madhe për zhvillimin e kësaj ndeshje vëllazërore, detyrohen të anulojnë të njëjtën. Shkëndija mbeti ‘ngushtë’ në afatin kohor, pasi ndërkohë të gjitha ekipet e vendit kishin caktuar takime kontrolluese, e që opsion i vetëm i ‘kuqezinjëve’ mbetet që të dielën të zhvillojnë takim mes vete.

Lajme të ngjashme

Back to top button