A përkeqësohen marrëdhëniet nderetnike qëllimisht nga politikanët?

A përkeqësohen marrëdhëniet nderetnike qëllimisht nga politikanët?

Ekspertja për marrëdhëniet ndëretnike Mirjana Maleska, nga Shkupi, thotë se , Në vend që të këmi kujdes ndaj punëve që na lidhin, maqedonët shkëputen nga bahskësit tjera, si pasojë e një politike e cila tani drejtohet nga historia.

Sipas një analize të “ Dojce Veles”, marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni pësojnë ulje ngritje të vazhdueshme, për të cilët opinioni dhe ekspertët fajsonë partitë politke dhe përfaqësuesit e tyre të bllokut maqedon dhe shqiptarë. 
Eksperti i sociologjisë dhe multikulturalizmit nga Tetova Ali Pajaziti, thotë se politikanët luajin me fanatizmin nacional apo me nacionalizmin ekstrem si një levë për të përfituar taboret e tyre. Sipas Pajazitit, politikanët punojnë në të kundërtën e frymës së Marrëveshjes së Ohrit e cila parashikon ngritjen e urave për bashkëpunimin në mesë grupeve të ndryshme ndëretnike.
Ekspertja për marrëdhëniet ndëretnike Mirjana Maleska, nga Shkupi, thotë se , Në vend që të këmi kujdes ndaj punëve që na lidhin, maqedonët shkëputen nga bahskësit tjera, si pasojë e një politike e cila tani drejtohet nga historia. Sipas Mirjana Malevska, në shoqërionë e ndarë maqedone, prioritet I cdo politike patjetër te jenë marrëdhëniet ndëretnike për ti shmangur ofendimet e ndërsjellta.

Disa hulumtime të opinionit publik gjatë këtij viti, nxjerin në sipërfaqe qendrimet negative të qytetarëve ndaj politikës dhe partive.

Lajme të ngjashme

Back to top button