Pushteti nuk dëshiron të heq dorë nga ndikimi nëpërmjet mediave

Në diskutimin e sotëm për ligjet për mediat në Kuvend, LSDM-ja propozoi amandament me të cilin do të ndalohen donacionet e mediave te partitë politike.

“Ky amandament është mundësi për parandalimin e situatave të caktuara në pjesën e sferës mediatike veçanërisht në sferën e lidhjes ndërmjet pushtetit dhe mediave të caktuara, ku nëpërmjet reklamave blihet ndikimi”, deklaroi Emilian Stankoviq nga LSDM-ja.

Ministri Ivo Ivanovski e refuzoi amandamentin.

Emilian Stankoviq nga LSDM-ja përkujtoi për donacionet e mediave te partitë politike në zgjedhjet e fundit lokale.

MPM-ja i dhuroi reklama VMRO-DPMNE-së në vlerë prej 15 milion e 465 mijë denarëve, pastaj “Sitel”-i dhuroi 9 milion e 800 mijë denarë, “Kanal 5” 8 milionë denarë dhe “TV Alfa”, 4 milionë e 700 mijë denarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button