Serbia harton statut për Asociacionin e Komunave në veri

Detajet për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe pritet të sjellin probleme dhe mosmarrëveshje të mëdha në takimet e radhës mes delegacioneve të dy vendeve në Bruksel.

Derisa zgjedhjet lokale të 3 nëntorit po afrohen, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë duhet të bëjnë përgatitjet e nevojshme në mënyrë që menjëherë pas zgjedhjeve, marrëveshja për Asociacionin të nisë së zbatuari në terren, duke u mundësuar institucioneve të reja serbe, të dala nga zgjedhjet, të futen nën ombrellën e një mekanizmi që do t’i paraqiste dhe mbronte të drejtat e serbëve.

Për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dokumenti kryesor që nevojitet është statuti.

Duke u nisur nga marrëveshja, pala kosovare ka besuar që për Asociacionin e ri do të merret si model statuti i Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili funksionon tash e sa vite. Por, Qeveria në Beograd ka shkuar përtej kësaj duke hartuar një draft-statut me të cilin synon të funksionalizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe./Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button