VIDEO: Përpak të rrihen deputetët e LSDM-së dhe të BDI-së

Gjatë debatit të djeshëm në Komisionin për transport dhe lidhje për propozimligjet për media ka pasur një zënkë verbale ndërmjet deputetit të LSDM-së Bllagoja Stojanovski dhe kryetarit të Komisionit, Rexhail Ismaili, që ka mundur të eskalojë, por me intervenimin e deputetëve të tjerë situata është qetësuar. 

Kryetari i komisionit për transport dhe lidhje, Rexhail Ismaili, pasi i dha fjalë ministrit Ivo Ivanovski, për të dhënë sqarim plotësues se pse e ka pranuar një amandament, nuk u lejoi deputetit të LSDM-së, Bllagoja Stojanovski që të replikojë. Arsyetimi i krytearit ishte se fjalimi i ministrit ishte sqarim plotësuese dhe për këtë arsye ai nuk ka të drejtë replike.

Deputetët e opozitës nuk u pajtuan me mosdhënien e të drejtës për replikë ose të drejtës për intervenim proceduarl, dhe disa prej tyre, në shenjë revolti shkuan deri te kryetari i komisionit, Rexhail Ismaili. Pas kësaj, Ismaili e ndërpreu mbledhjen për një kohë të shkurtër dhe pasi u qetësua situata komisioni vazhdoi punën e tij.

Incidentin e djeshëm mund ta shihni në videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Back to top button