Ja si të keni një bel të përkryer

Dëshironi të keni një bel të përkryer dhe nuk dini nga t’ia filloni? Ndiqni këshillat tona dhe aplikoni ato me rregull dhe suksesi nuk do të mungojë.

Masazh barkut!

Një nga fajtorët për bark të fryrë është tretja e ngadalshme, për shkak të së cilës ushqimi qëndron më gjatë në zorrë dhe vjen deri te formimi i gazrave, të cilat rrisin vëllimin e barkut. Me një ushtrim të thjeshtë mundeni lehtë ta përshpejtoni procesin e tretjes; gjysmë ore pas ngrënies shtrijuni në shpinë, këmbët i lakoni në gjunjë dhe ngadalë e goditni barkun me maja të gishtave prej mesit drejt anës së majtë e më pas anës së djathtë të barkut, e më pas me shuplakë i bëni masazh tërë sipërfaqes.

Mbajeni trupin drejtë

Qëndrimi i drejtë, përveç për kurriz, rekomandohet edhe për muskujt e barkut, kur ulemi dhe qëndrojmë drejt me krahë të hedhur prapa, në mënyrë automatike e shtrëngojmë barkun. Përveç kësaj, rekomandohet edhe që gjatë uljes ta praktikoni tërheqjen e barkut në cikle prej 3 deri në 5 herë gjatë ditës.

Përtypeni kafshatën mirë

Ngutja na shtyn që ta përfundojmë sa më shpejt ngrënien në vend se të kënaqemi me ushqimin, gjë që është krejtësisht e gabuar. Nëse i gëlltisim shpejt kafshatat, e nëse gjatë kësaj edhe bisedojmë, në lukth arrin një sasi e madhe e ajrit, e cila e shkakton fryrjen. Përveç kësaj, duke ngrënë shpejt, kemi tendencë që të hamë më shumë sesa që në të vërtetë na duhet.

Shmangeni kripën
Një prej fajtorëve kryesorë për krijimin e dhjamit në bark është kripa, mineral në të cilin lidhet uji dhe me vetë këtë e shkakton fryrjen e indeve. Për këtë arsye, është mirë që kripën ta konsumoni sa më pak që të jetë e mundur dhe duhet ta dini se shumica e ushqimeve e përmbajnë në vete këtë mineral.

Përdorni pijen “çudibërëse”

Çdo mëngjes është mirë që ta pini menjëherë pijen prej limonit dhe xhenxhefilit, e cila do ta shpejtojë metabolizmin dhe do t’i lirojë zorrët nga mbetjet e mbledhura.

Konsumoni drithëra

Me rastin e kërkimit të karbohidrateve, është mirë që t’i zgjidhni drithëra, të cilat treten ngadalë, siç janë orizi me ngjyrë të kafesë, buka nga drithërat e plota, të cilat ekuilibrojnë nivelin e insulinës në gjak. Përndryshe, karbohidratet e përpunuara shkaktojnë një kërcim të shpejtë të insulinës, gjë që rezulton me ngadalësim të djegies së yndyrave dhe përshpejtim të vjedhjes së shtresave të yndyrave veçanërisht në zonën e barkut.

Një mollë në ditë

Kjo pemë është një karbohidrat që tretet ngadalë dhe është e pasur me kompleksë kimikë, të quajtur polifenolë. Ata drejtpërdrejtë ndikojnë në forcën muskulore dhe humbjen e yndyrave duke përshpejtuar punën e gjeneve përgjegjëse për djegie të yndyrave, reduktim të prodhimit të yndyrave dhe mbledhjes së tyre. Një mollë mesatarisht e madhe siguron 200 miligramë polifenolë të mollëve dhe 30 gramë karbohidrate.

Provojeni avokadon

Avokado është ushqim i pasur me acide yndyrore të pangopura, të cilat në organizëm nuk ruhen si yndyra. Përmban edhe sheqer të manoheptulozës i cili e rregullon sekretimin e insulinës të është faktor i rëndësishëm për djegien e yndyrave. Për këtë arsye rekomandohet që menynë tuaj javore ta pasuroni së paku me dy avokado./Femina.al

Lajme të ngjashme

Back to top button