13 profesionet që flirtojnë më shumë

Besohet se te flirtuarit, përveçse një cilësi personale, mund te jete njëkohësisht edhe rrjedhoje e një  perzierje rrethanash, te cilat mund te jene ne gjendje te krijojnë kushtet e nevojshme për flirt, apo tradhti bashkëshortore.

Ne këtë drejtim, një rol jo te vogël luan edhe profesioni i secilit, dhe ato me te rëndësishmet jemi duke i përshkruar me poshtë.

1. Baristët. Kjo për shkak te faktit se këta persona përgjithësisht punojnë natën dhe me klientë te cilët ndodhen nen efektin e alkoolit. Puna e baristëve sigurisht qe nuk është një punë e lehte, por ne një fare mënyre ajo është një party non stop për ta, me te gjitha te papriturat qe ofron.

2. Agjentet Real Estate. Ndoshta kjo lidhet me natyrën e punës se tyre dhe me faktin qe shpesh aktiviteti i tyre kryhet me klientë ne mjedise te mbyllura, te izoluara dhe përgjithësisht orar pa orar. Por është një fakt, qe përqindja e divorceve ne mes te personave te këtij profesioni është e larte.

3. Animatorët. Përsëri për shkak te natyrës se tyre te punës dhe nevojës për te qene interesant dhe i afrueshëm me te gjithë, animatorët janë nga profesionet qe flirtojnë me shume. Edhe pse ne aparencë, ata duken si te afruar, energjike, te sjellshëm, fakt është se shume prej tyre vuajnë nga probleme te ndryshme qe ne radhe te pare lidhen me depresionin, sikurse Attention Deficit Disorder dhe Bipolar Disorder.

4. Punonjësit IT. Tashme dihet qe aplikacione te shumta kane mundësuar afrimin e njerëzve me te cilët mund te krijosh lidhje qe normalisht nuk mund te krijohen pa ndihmësen e tyre. Profesionistet IT, për shkak te përqendrimit për ore te tera përpara ekranit te kompjuterëve, kane me shume gjasa qe te jene me te prekshëm ne këtë drejtim, qofte edhe për shkak te nevojës për me shume argëtim pas orëve te tera ne ekran. Ne shume raste ata janë edhe
individë profesionalisht te pavarur, një mundësi tjetër kjo për flirtim.

5. Zjarrfikësit. Sipas statistikave, zjarrfikësit zënë nga vendet e para sa u takon divorceve. Përqindja e divorceve ne rastin e tyre, madje është tre here me e larte ne krahasim me ushtaraket, qe vijnë te dytët ne këtë drejtim. Ata qe kane punuar ne sektorin e zjarrfikësve, e dine qe problemi me i madh i tyre nuk është përballja me flaket dhe rrezikun, por me pasojat mendore qe pasojnë situatat dramatike qe ata kalojnë gjate punës se tyre.

6. Asistentet. Nuk njihen shkaqe te studiuara qe bëjnë qe edhe ky profesion te renditet ne këtë liste, aq me tepër te mendohet qe tradhtia është një dukuri e zakonshme për këtë profesion, por statistikat tregojnë se 96 e asistentëve janë femra dhe se përqindja e divorceve ne SHBA është rritur ne vitet e fundit me 18%.

7. Infermieret. Është një profesion qe përgjithësisht edhe ne SHBA, edhe ne vende te tjera, dominohet nga femrat. Renditet gjithashtu nder profesionet me te vështira me një shkalle te larte rastesh te problemeve psikologjike. Flirtimi ndoshta është një mundësi për te bere te kalojnë me ndryshe, puna, lodhja, rraskapitja dhe stresi. E shoqëruar kjo edhe me fenomene te tjera si droga, alkooli etj.

8. Avokatët. Jo te gjithë avokatët gënjejnë, por duhet thënë se ata gjithsesi luajnë ne një fushe qe i përgjithësisht i shtyn ne një drejtim te tille. Ata janë mjeshtër ne manipulimin e se vërtetës për ta bere atë te flasë ne favor te tyre.

9. Shtëpiaket. Për to puna nuk mbaron asnjëherë, veçanërisht kur janë edhe nena. Ne këtë rast, vetmia dhe izolimi nga bota dhe shoqëria, çojnë ne zhvillimin e ndjesive te tjera qe përforcohen nga një ndjenje zilie për partnerin qe ka me se te merret tjetër. Mungesa e kënaqësisë dhe vetmia, renditen ne dy nga shkaqet me te rëndësishme te tradhtisë.

10. Policët. Këta janë te njohur me kohe si persona përgjithësisht tradhtare. Puna pa orar, stresi i zgjatur mendor dhe fizik, autoriteti qe bartin, janë te gjithë faktorë qe predispozojnë adultery-n tek këta profesioniste.

11. Mjekët. Ne këtë rast, ata qe tradhtoje më shumë, statistikisht janë meshkujt. Ata shquhen për reputacionin e tyre ne lidhje me aferat qe kane me infermieret. Kjo gjë mesa duket është përcaktuese, pasi ne këtë drejtim, si mjeket, ashtu dhe infermieret ndodhen ne te njëjtin nivel përqindjeje ne lidhje me rastet e ndarjeve.

12. Mësueset. Ndoshta është surprizuese, por mësuesit renditen ne vendet e pare te listës se profesioneve qe flirtojnë. Ndonëse si numër, meshkujt përbejnë shumicën e armatës se mësuesve, ato qe flirtojnë me shume janë mësueset. Nuk janë te rralla rastet, veçanërisht kohet e fundit, kur episodet e marrëdhënieve mësuese-nxënës kane zënë faqet e para te shtypit.

13. Financierët. Sipas një studimi te Dr. Alduan Tartt, sa me i fuqishëm te jete një mashkull, aq me shume probabël është qe ai te flirtoje. Sipas tij, kjo gjë lidhet me tre faktorë te rëndësishëm. Se pari janë pagat e majme qe marrin, udhëtimet qe ndërmarrin si dhe kontaktet me njerëz tërheqës dhe paraqitës. Këta zënë vendin e pare ne këtë liste

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button