Samiti ekonomik në Bursa, pjesëmarrës edhe Bekim Neziri dhe Izet Mexhiti

Më 20 shkurt (e premte) në qytetin Bursa të Turqisë mbahet Samitit i tretë Ekonomik Ndërkombëtar Ballkanik nën patronazhin e kryeministrit të Turqisë Ahmed Davutogllu. Ngjarja organizohet nga Shoqata Rumelisiad (biznesmenët nga Rumelia dhe Ballkani) dhe qyteti Bursa.

Në këtë Samit mes pjesëmarrësve është edhe Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe kryetarë të komunave tjera nga Ballkani (Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Greqia), ndërsa të ftuar janë edhe biznesmenë, deputetë, ministra si dhe përfaqësues të OJQ nga Maqedonia, si dhe përfaqësues nga Halkbank.

Samiti mbahet në dy sesione, ku te e para spikatin fjalimet protokollare të kryetarit të Bursës, Rexhep Altepe, valiut të Bursës Munir Karaloglu, ministrat nga vendi e Ballkani si dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Bekim Neziri. Fjalën e tij do ta thotë edhe kryeministri Davutogllu, derisa pjesa e dytë do i kushtohet temës: Pushteti lokal dhe Lidhja e zhvillimit ekonomik, respektivisht bashkëpunimi Ballkan dhe Turqi.

Ndryshe, ministri Neziri para kryetarëve të shteteve dhe të qeverive si dhe para kolegëve ministra të vendeve të Ballkanit do të prezantoj modelin e zhvillimit të barabartë ekonomik në Republikën e Maqedonisë, i mundësuar me zhvillimin e zonave të zhvilluara teknologjike industriale dhe mundësitë për investim si lëvizës kryesor i zhvillimit ekonomik në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button