Gjakovarët testi i fundit i Shkëndijës

Vëllaznimi i Gjakovës do të jetë rivali i fundit i Shkëndijës, para fillimit të gjysmëstinorit pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Dy skuadrat ‘kuqezi’ do të përballen të dielën mes veti në një takim kontrollues, i cili për Shkëndijën do të shërbejë si provë gjenerale para takimit kampional me Teteksin.

Dueli do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00. Kjo do të jetë ndeshja e 7-të kontrolluese e Shkëndijës në kuadër të këtyre përgatitjeve dimërore, pasi paraprakisht zhvilloi 6 miqësore në Antalia të Turqisë. Gjithsesi, kjo do të jetë mundësi e mirë për publikun tetovarë që për herë të parë të shohë në vepër përforcimet e reja dhe ekipin që do të garojë në sezonin pranveror.

Lajme të ngjashme

Back to top button