Berisha: Vetëm zgjedhjet e nxjerrin vendin nga kthetrat e krimit

Vetëm zgjedhjet e përgjithshme nxjerrin vendin nga kthetrat e krimit, kjo është deklarata e deputetit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Aj në Facebook, thotë se vendi po shkon drejt destabilizimit, pasi në krahasim me vitin 2013, në vitin 2014, vrasjet arritën në 139 raste nga 117 që ishin, grabitjet me maska dhe armë u rriten 10 herë, kurse tritolet u rriten me 220%.

“Pas 4 tritoleve, 3 grabitje të mëdha me armë nga maskat; bankë në Tiranë, kazino në Shkodër, makinë në Vlorë!! Të dashur miq, pas 4 tritoleve që tronditën Tiranën por dhe mbarë Shqipërinë, në më pak se 24 orët që kaluan, kanë ndodhur tre grabitje të mëdha me arme nga maskat. Maska të armatosura grabiten pardje, ditën për diell, në Union Bank, 300 mijë euro. Dje në mëngjes grabitën një makinë me vlera monetare në Vlorë dhe më pas u grabit për të dytën herë në dy javë kazinoja e Shkodrës”, shkruan Berisha.

Ai thekson se janë shtate akte kriminale në më pak se 72 orë, për të cilat nuk është gjetur asnjë autor, dhe kjo dëshmon se territori i vendit është tërësisht nën kontrollin e krimit. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button