Liria dominoi me katër tituj kampion

Palestra e sportit “Shaban Tërtsena” në Shkup ishte epiqendra e ngjarjeve më interesante nga sporti vendor, pasi që pikërisht aty u mbajt kampionati shtetëror zgjedhor për senior në mundje të lirë. Në këtë kampionat dominuan mundësit e ekipeve më të mira për momentin në vend, Liria dhe Ballkaneci.

Fitues sipas kategorive ishin: Samir Rexhepi i KM Liria (-57kg), Irfan Rexhallari KM Liria (61kg), Jasin Rexhallari KM Liria (-65kg), Dejan Mitrov KM Ballkanec (-70kg), Besmir Veseli KM Liria (-74 kg), Halil Zubarirov KM Vardari (-86 kg), Dejan Bogdanov KM Ballkanec (-97kg) dhe Boban Danov KM Ballkanec (-125kg).

Samir Rexhepi i cili u bë reprezentuesi më i ri i Maqedonisë me vetëm 17 vjet, në një luftë taktikisht shumë të mirë, e fitoi Ivan Anaievin nga Ballkaneci me rezultat 10-2, ndërsa Irfan Rexhallari luftën e finales e fitoi pa luftë, ndaj mundësit nga ekipi i tij Raif Kamberi, i cili shkaku i lëndimit e dorëzoi meçin.

Samir Rexhepi - Ivan Anaiev
Samir Rexhepi – Ivan Anaiev

Jasin Rexhallari në finale u ndesh me Davor Tasevin e Ballkanecit, ku në një luftë tejet dramatike fitoi me tush dhe dominim total. Dejan Mitrov ishte më i mirë se Stojançe Danillov, ndërsa Besmir Veseli nuk u djersit fare në finale, pasi që Gjorgji Josifov e dorzoi luftën.

Halil Zubarirov, mundësi rus i cili përfaqësoi Vardarin, demonstroi mundje tejet të mirë duke e mundur Stefan Nikovskin të Ballkanecit me tush. Dejan Bogdanov mundi Ramazan Bakijën e Lirisë, ndërsa Boban Danov në kategorinë më të rënde (- 125 kg) me rezultat 4-0 e mundi Aleksandar Stojanov të Buçim Radovishit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button