Miliona bileta për “50 hijet e Greit”, femrat shikueset më të shumta

Filmi “50 hijet e Greit”  në kohë rekord u kthye në një nga filmat që shiti miliona bileta në mbarë botën. Bazuar në romanin shumë të suksesshëm nga E.L. James, filmi  erotik  tregon një histori dashurie midis një miliarderi tërheqës dhe një studenteje, bazuar në skena të forta seksuale.

Sipas një sondazhi të zhvilluar online nga stafi realizues i “50 hijet e Greit” , sallat e kinemave u dominuan nga femrat, të cilat nën shoqërinë e njëra-tjetrës kishin vendosur të shijonin filmin.

Ndonëse me pritshmëri tepër të larta, vendimi i kritikëve të filmit nuk ishte edhe aq i rrëmbyer sa ai i publikut. Shumica e tyre shprehen se suksesi i librit që shiti 100 milion kopje në 52 gjuhë të ndryshme, ishte shumë herë më i madh, duke rritur kureshtjen për filmin.

Disa kritikë shprehen se trupa e aktorëve nuk ishte përzgjedhur në mënyrën e duhur. Përgjithësisht femrat kishin pritshmëri të tjera për protagonistin në rolin e Christian Gray dhe se aktorët nuk kishin alkimi me njëri-tjetrin. Analistë të kinematografisë u shprehen se “50 hijet e Greit” nuk kishte ritëm si film, madje disa skena ishin tepër të ekzagjeruera.

Dy gjëra u cilësuan si zgjedhje të zgjuara të autorëve; së pari kolonat zanore që shoqërojnë 125 minutat e filmit, e që mbanin vulën e këngëtarëve me emër si Beyonce, Sia , The Ëeekend, Ellie Goulding, e të tjerë, dhe së dyti  datat e publikimit të filmit në kinema u konsideruan si strategji  e mirë e marketingut.

Dita e Shën Valentinit shënoi edhe bumin e shitjeve. Madje për një çift premiera e filmit shërbeu edhe si momenti ku një djalë i bëri propozimin për martesë të dashurës së tij.

Gjithsesi, një gjë është e sigurtë, filmi gjeneroi miliona dollarë për prodhuesit kinematografik.
/TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button