Samsung sfidon Apple, hedh në treg orën teknologjike

Prej disa kohësh është folur për një orë dore të cilësisë së lartë që do të hidhet në treg nga kompania Apple. Por Samsung nuk ka humbur kohë dhe ka gati për treg një produkt të tillë.

Sipas të dhënave të para, ora do të quhet “Galaxy Gear” dhe do të jetë në shitje në datën 4 shtator.

Detajet e saj nuk janë publikuar ende nga Samsung.

Ora do të ketë jo vetëm një pamje interesante, por dhe mjaft funksione të tjera që lidhe me teknologjinë.

Ndërkohë Apple pritet të hedh në treg produktin e saj në fillim të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button