Liderët e veriut s’i binden Beogradit

Përfaqësuesit serbë nga komunat veriore nuk i janë bindur presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq që të ndryshojnë qëndrimin e shprehur javën e kaluar dhe të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Kokëfortësia e liderëve të institucioneve paralele në veri u ka kushtuar atyre edhe me një vërejtje publike, shkruan Tribuna.

Pas kërcënimeve të kryeministrit serb Ivica Daçiq se mosbindja ndaj politikës së qeverisë së Serbisë do t’u kushtojë atyre me zëvendësim, edhe presidenti Nikoliq u ka thënë se përgjegjësinë për bojkotin do ta marrin vetë ata.

Takimi i të martës në Beograd ndërmjet presidentit Nikoliq dhe përfaqësuesve veriorë, ishte një përpjekje tjetër e autoriteteve serbe për ta bindur lidershipin e atjeshëm që të përfshihet në zgjedhjet në Kosovë.

Pjesëmarrja e tyre përbën zbatimin e obligimeve të marra me marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e raporteve me Kosovën. “Propozimi ynë është thjeshtë një listë serbe e cila do të fitonte në të gjitha vendet dhe të ketë mbështetjen ndërkombëtare”, citojnë mediat serbe, presidentin Nikoliq.

Lajme të ngjashme

Back to top button