Jacobson: Luftojeni krimin dhe korrupsionin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë(SHBA), Tracey Ann Jacobson, e di shumë mirë se në Kosovë ka krim dhe korrupsion, bile konsideron se gjobitja apo dënimi me burg me gjasë nuk paraqesin masa aq frikësuese.

Ajo konsideron se konfiskimi i aseteve atyre që i kanë fituar ato asete përmes korrupsionit apo krimit, mund të ketë efekt.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, Jacobson paralajmëron se nëse Kosova dëshiron të shihet si demokraci serioze dhe e suksesshme dhe të tërheqë investime direkte të huaja atëherë duhet të merret me luftimin e korrupsionit.

Për EULEX-in vlerëson se është duke e kryer punën për aq sa ka fakte, ndërkohë që bën të ditur se Kosova ka edhe shumë punë përpara vetes.

Ajo pret që zgjedhjet e nëntorit të jenë të lira dhe pa ndërhyrje, duke shpresuar që Bashkimi Evropian të dërgojë vëzhguesit e tij.

Ndërkohë që shpalos qëndrimin e saj ndaj “Vetëvendosjes”, dhe mospajtimet rreth mënyrës sesi ata veprojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button