Zaev: E vërteta për Maqedoninë po depërton në opinion

“Udhëheqja e LSDM-së, do të zhvillojë me vëmendje procesin e publikimit të së vërtetës për Maqedoninë, duke pasur parasysh interesin e qytetarëve”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorin e OSBE-së në vend Ralf Bret dhe shefin e sektorit për çështje politike të OSBE-së, Xhejms De Vit.

“E vërteta për Maqedoninë ka filluar të dal në opinion. Do të vazhdojmë me prezantimin e informacioneve deri në kthimin e lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane në Maqedoni. Do ta udhëheqim procesin me vëmendje duke pasur gjithmonë parasysh interesin e qytetarëve”, tha Zaev.

Zaev theksoi se përgjimi i mbi 20 mijë qytetarëve nga shërbimet nën kontrollin e Nikolla Gruevskit dhe të disa personave rreth tij është skandaloze dhe e pa tolerueshme për një demokraci normale.

Zaev përsëriti se materialet konfirmojnë qëndrimin e LSDM-së, por edhe të Bashkimit Evropian se për kontrollin e plotë të qeverisë ndaj institucioneve të shtetit, presionin ndaj mediumeve dhe drejtësinë selektive.

“Publikimi i të vërtetës do të tregojë se qeveria e Gruevskit ka pamundësuar të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe demokratike, të drejtën për informim të lirë si dhe të drejtën për privatësi. E drejta për Maqedoninë është shans që të krijojmë garanci të përhershme se gjëra të tilla nuk do të ndodhin më”, tha Zaev.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button